“Shqipëria, sekreti i fshehur i Mesdheut”/ Destinacion që nuk duhet humbur nga turistët

Shqipëria është përcaktuar si një ndër vendet e mesdheut me brigjet detare  më piktoreske.Travel of Path e rendit atë përkrah Turqisë dhe  Malit të Zi duke i konsideruar si destinacione që duhen vizituar patjetër përgjatë vitit 2025.

Në shkrim thuhet se një prej destinacioneve  qe ia vlen per tu vizituar eshte Himara, një vend i bukur dhe pa turma. Plazhi i fantastik ndodhet në një vend të përsosur përgjatë Rivierës Shqiptare, duke u ofruar vizitorëve brigje blu, gjire ku mund të notosh, darka në ajër të pastër dhe udhëtime ditore në Jalë dhe Gjipe aty pranë për ujëra edhe më të kristalta.

Travel of Path” shkruan se se nuk keni pse të shkoni larg zones se Himares pasi ka plazhe të shumta për të vizituar prane njeri-tjetrit, secili me stilin unik. Nje destinacion tjeter eshte edhe plazhi i Potamit dhe ai i Livadhit, dy pika turistike te cilat nuk kane shume turma plazhistesh e turistesh.

Ndërsa për vendndodhjen ideale buzë detit, sygjerohet Porto Palermon, një zone e fshehur me një kështjellë mahnitëse dhe me plazhe të qeta. Në përmbyllje të shkrimit të “Travel of Path” që e rendit Shqipërinë si një nga 3 destinacionet më të bukura mesdhetare për t’u vizituar, përmendet edhe qyteti i vjeter i Himarës së bashku me kalanë.

Pas një dite të këndshme në plazh duhet edhe një shëtitje nëpër Qytetin e Vjetër të Himarës i cili eshte vërtet si një kapsulë kohe./e.t