Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar kaosin e shkaktuar nga opozita gjatë seancës së sotme në Kuvend ku u votua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.
Gjatë intervistës në Syri tv, Alizoti këshilloi kolegët e tij tek PD-ja që të zhvillojnë takime diskutimi siç bënte konservatori Charlie Kirk në SHBA, para se të vritej.
Alizoti tha se Rama armën më të fortë ka “komunikimin”, ndërsa theksoi se demokratët duhet të afrojnë të gjithë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD-në.
“Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani mërzitet BE-ja, apo jo. Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD. Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë mikrofonin siç e bënte Charlie Kirk dhe kur e bënte ai në Amerikë, do të thotë se ne nuk jemi më të zgjuar se ai. Politikën nuk e shpikim dot nga fillimi, duhet të gjejmë një mënyrë komunikimi me njerëzit. Një nga sociologët më të madhej të botës thotë; ky qëndron fuqia e një grupi? Komunikimi.
Rama sot komunikon non stop nëpërmjet medieve të veta, ndërmjet qindra portaleve, komunikon nëpërmjet medieve. Ne nuk e kemi këtë mundësi, ama ne duhet të komunikojmë bio me njerëzit, sepse komunikimi është forca finale. Pa u bë këto etapa politike, racionale dhe me njerëz të zgjuar, grisjet e fletëve në parlament nuk asnjë lloj peshe. Është Tirana kryeqytet për në BE. Po e them unë jo, për një arsye, se është i vetmi kryeqytet që kërkon të hyjë në Europë që nuk ka ujë. Nëse nuk ke ujë në një kryeqytet, nuk ke asgjë. Uji është baza”, tha Tomorr Alizoti. m.p.