Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar seancën e sotme si një dhunim ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë nga ana e kryeministrit Rama.
“Të ngrihet komision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një krye horr që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi Suel Çela, nga Bajri Bajri, nga një krye horr që i ve drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.
Ky është krye horri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Opozita do të bëjë të gjitha vendimet dhe nuk do të pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstremë ndaj qytetarëve shqiptarë. Bëhem zëdhënës i popullit që shkelmohet në këtë mënyra një krye horr që arrin në momentin më thelbësor, ti vejë drynin për 5 minuta”, tha Berisha./e.t