Kryedemokrati Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke thënë se pas kryeministrit Edi Rama, ai është i dyti i përfshirë në krime monstruoze kushtetuese.
Sali Berisha u shpreh se Altin Dumani është peng i mandatit ndërsa theksoi se është personi përgjegjës për mbylljen e shumë dosjeve.
“Dumani në katër vite, nuk ka bërë asgjë. Vetëm kërkesë që është peng i mandatit. Peng, autor i mbylljes së dosjes 194 dhe 339. Mbylli dosjet. Instaloi një jurisprudencën e drejtësisë shqiptare, amnistinë për krimin elektoral.
Pas Edi Ramës, i dyti në krime monstruoze kushtetuese vjen Altin Dumani. Çfarë porosish mori me amerikanët? Droga, droga.”-tha Berisha. m.p.