Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se tani më Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka faqen e saj zyrtare në rrjetin social në Facebook.
Në një video të postuar nga kreu i qeverisë Diella shprehet se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalojë asnjë çast, teksa thekson se misioni i saj është gjithashtu të lehtësoj punën e qeverisë.
“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, dëgjohet të thotë Diella./E.T