Opozita ditën e sotme e ktheu Kuvendin në një “arenë” përleshje duke mos e lejuar kryeministrin për të shpalosur programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Kabineti i ri u miratua në Kuvend në kohë me 82 vota pro në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.
Por deputetja demokrate, Ina Zhupa ka treguar prapaskenat e përplasjes në Kuvend ndërsa u shpreh se gjithçka nisi kur fillojë që të transmetohej në monitorët e sallës fjala e ministres virtuale ‘Diella’.
“Ne s’jemi kinema aty dhe ne bëmë një akt protestë për të thënë ndaloni. Ndërkohë që socialistët ishin duke duartrokitur për ‘Diellën’. Ne jemi parlament që funksionojmë edhe me akte si aprovimi dhe kundërshtimi siç janë zhurma. Nuk ishte skenar që ne e kishim, skenari i Ramës ka qenë mos të lejonte opozitën që të fliste. Ne nuk mund ti lejojmë vetes që të kërcënohemi nga Rama dhe ne të rrimë urtë. Vullneti jonë ka qenë që të qëndrojmë në parlament të denoncojmë dhe të ndjekim interesin publik dhe të bëjmë propozime konkrete”, tha Zhupa në Report TV.
Deputetja demokrate i kërkoi presidenti Begaj që mos dekretojë ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ajo theksoi se opozita në të ardhmen nuk do të bojkotojë seancat plenare.
“Sot ne paraqitëm disa kërkesa që janë ripërsëritja e kësaj seance fasadë, që i bëjmë thirrje presidenti që të mos i dekretojë ministrat. Por, ndërkohë që Rama flet për standarde të BE këtu vepron me standarde afrikane”, tha Zhupa. m.p.