“Lëre mo lëre”/ Momenti kur Bardhi qëllon me librin e rregullores dhe shishe Ramën

Ashtu siç nuk ishte parashikuar, seanca plenare e sotme zgjati vetëm 25 minuta.

Kryeministri Edi Rama nuk e mbajti të plotë fjalën e tij mbi programin e qeverisjes, ndërsa kabineti i ri u votua me 82 vota pro, teksa opozita kishte shpërthyer në akuza dhe madje duke hedhur objekte në drejtim të kundërshtarëve politikë.

Në një moment, Gazment Bardhi qëllon me sende dhe shishe drejt kryeministrit Edi Rama, i cili lëvizi nga Foltorja pasi opozita nuk e lejoi që të prezantonte programin qeverisës.

Në fillim Bardhi shkon në vendin e tij, ku merr rregulloren dhe e hedh drejt Foltores, ndërsa më pas merr edhe disa të tjera duke i hedhur sërish.

Kur afrohet te Foltorja, Bardhi merr shishen e ujit dhe e hedh në drejtim të kryeministrit Rama.

“Lëre mo lëre”, dëgjohet t’i thotë Rama punonjësve të Gardës./e.t