Nga ARTUR AJAZI
Ajo ç’ka ndodhi në sallën e Parlamentit paraditen e tëenjtes, duke bllokuar fjalimin e kryeministrit Rama, përtë prezantuar programin qeverisës të mandatit të ri, mbetet e turpshme. Ulurima, zhurma, thirrje ofenduese, përplasje karrigesh dhe tavolinash, dhe gjuajtje me grumbuj fletushkash drejt kryeministrit. Më pas idetyruar, kreu i Kuvendit Niko Peleshi kaloi drejt dhenë votim. Program 4 vjeçar i “Rama 4” u votua, por ajoqë mbeti pas, është situata skandaloze e një opozite qënuk ka nxjerrë mësime nga e kaluara, nga humbjet eshpeshta elektorale, dhe ajo ç’ka po i bën Berisha asajpartie. Deputetët e asaj opozite, nuk po e kuptojnëakoma, se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë fituar, dhe do të fitojnë edhe e pakta 2 mandate të tjera, pikërisht nga mungesa e një opozite serioze, dinjitozedhe konstruktive. PS dhe Edi Rama, do të rrinë gjatë nëpushtet, pasi kjo opozitë nuk ka sjellë, edhe kësaj here në Parlament as frymën e re, as elementin e ri, as stradegjinë e re bashkëpunuese, e cila mbetet kryesorjapër hapat e fundit drejt integrimit. PS dhe Edi Rama, do të rrinë gjatë në pushtet, pasi shqiptarët po prekindhe shohin me fakte, ndryshimin, tjetërsimin dherritjen ekonomike, falë reformave rradikale të kësajqeverie. Ata nuk e duan kaosin, anarshinë, fjalorinbanal, zjarrin dhe shkatërrimin në Parlament, në praniedhe të ambasadorëve të huaj. Edi Rama dhe PS, do tëqëndrojnë gjatë në pushtet, për ç’ka kanë arritur dheç’ka premtojnë të arrijnë, me fakte dhe jo fjalë boshe. Vlerësimi me votë në 11 Maj, ishte një ogur i mirë për4 vjeçarin e ri qeverisës të Edi Ramës. Rrugëtimi drejtBE, nuk kalon nga dhuna verbale dhe fizike ndajinstitucioneve kushtetuese. Rrugëtimik drejt BE, nukmund të kalojë as nga veprimet antiligjore të njëopozite, që ka 13 vjet që ankohet lart e poshtë, përpasojat e veprimeve të veta. Partia Demokratike, u ka shuar përfundimisht shpresat, (jo vetëm aleatëve) edheatyre pak mbështetësve që besonin deri sot se “në 2025 do kemi fytyra të reja, dhe kurs të ri politik”. Ata janëtë lodhur dhe zhgënjyer nga skenarët dhe taktikatleniniste, të një lideri që nuk prodhon politikëeuropianiste, por mbahet mbi binarët e kalbur të njëpolitike krahinore dhe bajraktariste. Pas 35 viteshrraskapitje në mitingje dhe fushata zhgënjyese, demokratët e Berishës, nuk janë më “delet e oborrit”. Ata e kanë kuptuar, dhe kanë nisur të reagojnë mbigjithçka ka ndodhur dhe ndodh, në Shqipërinë e kthyernë epiqendra e takimeve të rëndësishme të liderëveeuropianë. E thënë “shkurt dhe shqip”, PS dhe Edi Rama, do të votohen sërish nga shqiptarët edhe në2029, apo dhe 2034, dhe kjo për faktin sepse nukshohin asnjë më të mirë se ai, dhe nuk presin asgjë të re nga fronti opozitar. Një tjetër arsye e fortë, mbetetvendosmëria e Ramës, për të përmbushur premtimet sikushti i vetëm, kur mund ti kërkosh një populli votënpër të qeverisur./kb