Kryeministri Edi Rama tha se 83 mandatet janë një borzh i jashtëzakonshëm ndaj atyre që votuan PS-në. Një koment bëri edhe për opozitën.
“Si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës së shqipërisë evropiane, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të kuvendit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Urime dhe suksese. Unë bnuk jam këtu sot për të kryer formalitet votëbesim të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë, dhe dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm psër mandatin e 4. Borxh që duhet ta marrim përsipër cdo dite jo me fjalë por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në cdo drejtim, durim. Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri. Pakicës dua ti’ them se nuk është puna jonë cfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. “, u shpreh Rama.