Temperaturat deri në 33 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë celsius./ e.t