Trump jep lajmin: Po përpiqem të rimarr bazën ajrore të Bagramit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmes ka bërë me dije se qeveria e tij është duke u përpjekur që të rimarrë Bazën Ajrore të Bagramit në Afganistan.

“Ky mund të jetë një lajm i vogël i fundit”, tha presidenti, duke shtuar më tej se një nga arsyet për të cilat e duan sërish këtë bazë është afërsia që ka me laboratorin e kinezëve ku dhe prodhojnë armët.

“Një nga arsyet pse e duam bazën është sepse është një orë larg vendit ku Kina prodhon armët e saj bërthamore”, shtoi Trump.

Baza e Bagramit u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1950, duke u bërë baza e saj kryesore në vitet 1980 ndërsa mbronte pushtimin e Afganistanit.

SHBA-të e trashëguan bazën kur përmbysën talebanët në vitin 2001. Bagrami ishte në rrënoja pasi u braktis, por amerikanët e rindërtuan bazën dhe përfundimisht ajo u rrit në rreth 30 milje katrore (77 km katrore). m.p.