Vrenozi për dasmën e djalit të Topallit: I dha mandatin e 5 Ramës

Dasma e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli me modelen Cindy Marina ka ngjallur reagime të forta në rrjete dhe media.

Mbështetësi demokrat Ilir Vrenozi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, në Top Channel, ka komentuar dasmën e bujshme, duke thënë se ‘Jozefina Topalli i dha mandatin e pesë Edi Ramës’.

“Si e pashë unë? Sinqerisht jam ndjerë vërtetë keq, por përse? Në radhë të parë të trashëgohen! Jozefinën e kam mbështetur, s’ka asgjë personale. Jozefina për mua është në rregull, por nëse do isha ën vendin e saj, unë do i thoja ‘dëgjo djalë kam qenë kryetare e Kuvendit, të lutem mos më fut mua në halle’. Jozefina, mendoj unë, ia dha mandatin e pesë Edi Ramës. Këta do e ta përdorin deri në 2029, ndaj nuk duhet të bënte këtë lëvizje Jozefina.”, tha ai./kb