Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X” ka uruar kryeministrin Edi Rama për qeverinë e re. Zelensky thekson se pret me padurim të vazhdojë dialogun e shkëlqyer.
Sakaq, Zelensky shprehet se Edi Rama ka plane ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Postimi i Zelenskyt
Urime @ediramaal për riemërimin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Së bashku, do të përparojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar. m.p.