Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Poro, në njësinë administrative Novoselë, në Vlorë.
Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ka rrezik të përhapet në zonat përreth.
Për të vënë nën kontroll flakët, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për të izoluar zjarrin. m.p.