Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i akuzuar për dosjen “Buka Sh.a.”, thotë se është viktimë e presionit politik dhe se mbi supe mban “persekutim personal dhe familjar”. Ai u ka dërguar gazetarëve një email të gjatë me pretendimet e tij.
Arben Ahmetaj kujton se prokurori i çështjes fillimisht e akuzonte për dëm ndaj shtetit, por më pas e tërhoqi akuzën duke e quajtur “lapsus”. “Është lapsus apo është qesharake? Apo më ngarkojnë mua, se më kanë kthyer në target?”, pyet ish-zv.kryeministri.
Në shpjegimet e tij, ai flet për ndarjen e dosjes “sipas qejfit të prokurorit”, për “moszbatimin” e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që në fakt sipas tij i ka respektuar, si dhe për një rivlerësim që trefishoi asetet si të shtetit ashtu edhe të privatëve.
Në fund, konkluzioni është i qartë: ai nuk ka shkelur asnjë ligj, por dikush “ka nevojë” ta fusë në burg. E gjithë letra mbyllet me një thumb për mediat, të cilat sipas tij nuk pasqyrojnë dot “qëndrimet e tij”. m.p.