Avokatja Alesia Balliu është treguar e ashpër me kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ka deklaruar se ky i fundit duket të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe duhet të shijojë pensionin e tij.
E ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të moderuar nga Ermal Qori, Balliu tha se Sali Berisha është ‘gjysh’ edhe në politikë, pasi sipas saj koha e tij ka mbaruar.
“Tani ne i urojmë jetën e gjatë dhe i urojmë shëndet Sali Berishës, por në kontekstin politik, ai duhet ta mbylli dhe të shijojë pensionin me mbesën dhe nipin e vetë. Sot Sali Berisha, është gjysh edhe në politikë, pasi nga 2013 ka humbur çdo palë zgjedhje. Koha e tij ka mbaruar, dhe çdo kush që nuk do ta pranojë këtë fakt, do që të rrijë në opozitë për gjithë jetën”, tha Balliu.
Më tej Balliu ka nënvizuar se lidershipi aktual i PD-së, nuk e sjell këtë të fundit në pushtet. Ndërsa po ashtu tha se duhet që lidershipi i PD të largohet, pasi po sjell vetëm humbje për këtë forcë politike.
“Ky lidership nuk e sjell në pushtet opozitën. Ky lidership ka një akuzë për korrupsion, dhe si mund të akuzojë tjetrin? Kush është diferenca?”,
Edi Rama po merr mandatin e 5 dhe ne nuk duam që të ndryshojmë, të bëjmë analizë, apo të futemi në zgjedhje Ne dëgjojmë një gjysh që thotë do të rikandidoj? Do kandidosh për të humbur? Apo për të sjellë edhe dështimin më spektakolar se 2013?”, shtoi Balliu. m.p.