Gjykata e Posaçme ka lënë në burg presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se gjyqtarja Irena Gjoka duhet të largohet nga dosja “Meta”, për shkak se sipas tij, ka marrë vendime politike.
Cakrani thotë se do të vijojë betejën me të gjitha hallkat e gjyqësorit.
“Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka, nga sot ajo duhet të largohet sepse nuk e bën dot këtë çështje është çështje politike. Kërkesa e saj është refuzuar nga gjyqtari Bani, por ajo duhet të jepte vendimin që Meta të lirohej. Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit”, tha Cakrani. m.p.