Tre vajza të moshave të ndryshme, 11, 8 dhe 3 vjeç, janë intoksikuar pas konsumimit të karameleve me kanabis, të cilat i gjetën në kazan plehrash.
Vajza më e madhe nuk pati simptoma të rënda, ndërsa e dyta, 8-vjeçarja, u përmirësua pas ndërhyrjes mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Problemi më i madh ishte për vajzën 3-vjeçare, e cila ka shfaqur simptoma të rënda nga efekti i substancës mbi sistemin nervor.
Pas trajtimit në shërbimin e reanimacionit, gjendja e saj është stabilizuar, por ende ka efekte afatgjata. Mjekët theksojnë se përdorimi i këtyre substancave në moshat pediatrike është jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Shefi i pediatrisë Robert Rado: Vajza 10 vjeçe në gjendje të mirë, vajza 7 vjeçe është me parametra normale. Vajza 3 vjeçe në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorja në mosha pediatrike është fatale. Në moshë të tillë nuk kemi pasur. Ishte rasti i parë. 3-vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak./kb