Kujdes! Ka një rregull të ri për vizat amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë ka informuar se do të ndryshojnë rregullat për qytetarët që duan të pajisen me vizë jo-emigruese.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se aplikuesi për vizë duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

Ambasada bën me dije se në të kundërt, aplikuesi e ka të vështirë për t’u kualifikuar për vizën ndërsa tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.

“Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë. m.p.