Plas grushti në Fushë-Krujë, dhunohet efektivi i policisë

Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Fushë-Krujë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Mësohet se efektivi i policisë i cili ishte jashtë shërbimit, është përfshirë në konflikt me një person për një vend parkimi ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Identiteti i policit dhe autorit ende nuk bëhet me dije ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. M.P.