Serbët në grevë! Kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë në sistemin e Kosovës

Në Mitrovicën e Veriut, para spitalit, punonjësit shëndetësor nga katër komunat veriore të Kosovës protestuan të premten.

Ata kundërshtuan një aksion të Policisë së Kosovës që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes nën dyshimin për armë në hapësirat e Spitalit të Mitrovicës së Veriut dhe qendrën e mjekësisë atje.

Protestuesit mbanin në duar pankartat me kërkesat e tyre si “Duart larg spitalit”, “Evropë, mbroji të drejtat tona” dhe “Shëndetësia dhe arsimi janë të drejta themelore të njeriut”.

Ndërkohë para protestuesve foli, Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe që është edhe drejtues i Spitalit të Mitrovicës së Veriut. Ai tha se do të kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës. M.P.