Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambicia e Shqipërisë nuk duhet të ketë kufij, duke theksuar rritjen e interesit ndërkombëtar ndaj vendit, veçanërisht pas emërimit të një ministre jo-njeri. Sipas tij, ky zhvillim jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen globale, por ka kontribuar edhe në ndërtimin e një imazhi të ri për Shqipërinë si një vend inovativ dhe të hapur ndaj teknologjisë.
Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Ashtu sikundër kam çdo 3-4-5 kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama./E.T