Rama: Gjithë bota po merret me “Diellën”, kam çdo ditë kërkesa për intervista nga jashtë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët e QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala, komentoi edhe “Diellën”.

Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë bota po merret me ministren jo-njeri, duke shtuar se e ka bërë vendin më tërheqës.

Madje shtoi Rama, “kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes”.

“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.

Ashtu sikundër kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama./e.t