Rama tregohet i sinqertë/ Në sistemin penitenciar është bërë punë e jashtëzakonshme

Teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, që sipas tij, puna e së cilës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me BE-në në Bruksel, ku mori duartrokitje dhe vlerësime.

Gjithashtu ai vleresoi edhe punën me sistemin penitenciar, ku u shpreh se është bërë një punë e jashtëzakonshme.

“Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret.

Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe nevojat e atij sistemi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por ku nuk duhet të na interesojë çfarë është bërë, por çfarë do bëjmë dhe mundësitë janë që të bëjmë shumë dhe më mirë. Ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë, por janë edhe më të mëdha sot”, tha Rama./e.t