Ditë të vështira dhe sfiduese këto që po kalojnë së fundmi familja Bregu. Djali i tyre, 17-vjeçari, Kristian Bregu është duke luftuar për jetën pasi tumori i ka kapluar trurin.
Pas javëve të shumta të vuajtjeve nga dhimbja e kokës, marrje mendsh dhe lodhje, mjekët zbuluan sëmundjen përbindëshe në tru e cila shkakton hidrocefali.
Kristiani u operua për të lehtësuar presionin mbi tru, por ndërhyrja e mëtejshme është jetike për shpëtimin e jetës së tij. Por, sipas mjekëve në Greqi të riut i duhet një ndërhyrje neurokirurgjikale shumë e specializuar që kryhet vetëm në një nga spitalet më të avancuara të Europës, International Neuroscience Institute (INI) në Hanover, Gjermani.
Data e operacionit është planifikuar në 6 tetor, por teksa orët kalojnë familjarët e Kristianit janë drejtuar me sytë nga shqiptarët të cilëve u kërkojnë ndihmë për të mbledhur shumën që birit të tyre i duhet për tu shëruar.
Kostoja e operacionit dhe trajtimit është 75,000 € (75,000 USD), shumë që familja e tij nuk mund ta përballojë. Për këtë arsye është hapur një faqe në Gofundme ku të gjithë mund të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për t’i dhënë Kristianit shpresë dhe ndihmë që të vazhdojë jetën ashtu si dhe bashkëmoshatarët e tij.