Votohet Elis Halili, Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjedh pasuesin e Ermal Dredhës

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur, vetëm me votat e këshilltarëve të majtë, Elis Halilin si personin që do të drejtojë Bashkinë e Vlorës pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur, Ermal Dredha.

Ashtu siç pritej para votimit, këshilltarët e djathtë kanë debatuar me kolegët e mazhorancës në këtë këshill mbi mënyrën e votimit të nënkryetarit Halili. Këshilltarët e opozitës kërkuan që votimi të bëhej i mbyllur, me kuti votimi, ndërsa shumica e këshilltarëve vendosën që votimi të ishte i hapur.

Pas votimit, i komanduar në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e parakohshme, Halili ka premtuar vijimin e projekteve për ta bërë Vlorën një qytet më të mirë./e.t