Lëvizjet në QSUT, Afrim Krasniqi: Shembulli ilustrues në Shqipërinë e vitit 2025

Meritokraci? Transparencë? Standarde europiane? Ja një shembull ilustrues dhe domethënës në Shqipërinë e vitit 2025: QSUT është qendra spitalore dhe universitare në vend, quhet më e madhja, por në fakt është e vetmja që kemi. Në hierarkinë dhe strukturën e institucioneve buxhetore përbën institucionin më të rëndësishëm të shërbimit shëndetësor.

29 maj 2025. Ministri shkarkon drejtuesen 18 mujore në QSUT dhe emëron drejtuesen e re. Do bëjë reforma, do ofrojë cilësi, do modernizojë QSUT, – ishte premtimi.

22 korrik 2025. I njëjti ministër shkarkon drejtuesen 3 mujore në QSUT dhe emëron drejtuesin e ri, një deputet që dha dorëheqje nga 1 muaj mandat i mbetur. Do bëjë reforma, do ofrojë cilësi, do modernizojë QSUT, – ishte premtimi.

23 shtator 2025. Ministri i ri i të njëjtës qeveri ku ish ministrja është ende ministre në një dikaster tjetër, shkarkon drejtuesin 1 mujor të QSUT dhe emëron drejtuesen e re. Do bëjë reforma, do ofrojë cilësi, do modernizojë QSUT, – është premtimi.

E njëjta qeveri, i njëjti post, 3 drejtorë në 4 muaj. Deri tani. Çështje reforme, çështje meritokracie, çështje standardesh, çështje partie, çështje miqsh. Secili prej tyre u prit me ceremoni e duartrokitje! Gati për në BE. Kaq. m.p.