Kryetari i Kuvendit Niko peleshi, do të jetë duke zhvilluar një takim informal me kryetarët e grupeve parlamentare, prej orës 15:00.
Në fokus të takimit, do të jetë diskutimi për formimin e komisioneve parlamentare, pasi janë ende pezull, por edhe zgjidhja e ngërçit politik.
PD ende nuk ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend 4 drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe 7 nënkryetarët, që tashmë i ka përcaktuar, kjo pasi është duke kërkuar shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi që prej së enjes së kaluar.
Ditën e djeshme, Niko Peleshi njoftoi se seanca e radhës parlamentare do të mbahen të mërkurën në orën 10.
Pritet po ashtu që nësër të votohen edhe emrat e drejtuese dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare. m.p.