VIDEO: Jonaid Myzyri gjen rrugën e shpëtimit nga SPAK: takim me priftërinj

Jonaid Myzyri, kryetar i KPP-së, ka vendosur të ndjekë një strategji krejtësisht të re për t’i shpëtuar SPAK-ut. Jo me avokatë, prova apo alibi, por me… lutje!

Në video, Myzyri duket se po zhvillon “takime shpirtërore” me priftërinj, duke shpresuar që mëkatet burokratike të shlyhen përmes rrëfimit, duke shpresuar se do të dëgjojë fjalinë “Je i falur, biri im”.

Nuk është çudi që në zyrën e tij, mes dosjeve voluminoze, gjendet edhe një qiri dhe një gotë ujë i bekuar.

Për herë të parë, një i hetuar i beson më shumë faljes hyjnore sesa mbrojtjes ligjore. Ndoshta në vend të burgut, ai do të përfundojë drejt e në ndonjë seminar fetar me temë “Si të pastrosh ndërgjegjen pas një jete me prokurime publike”.