Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, ka pritur sotne nje takim në IEVP Fier, Zëvendës Ambasadore e Britanisë së Madhe, Julia Sutherland, perfaqesues diplomatik si dhe drejtorë të IEVP-ve të tjera.
Sot në IEVP Fier patëm kënaqësinë të mirëprisnimznj. Julia Sutherland, Zëvendës Ambasadore e Britanisë së Madhe, z. John Walker, Sekretar i Dytë, si edhe znj. Rovena Demaj, Menaxhere Projekti pranë Ambasadës Britanike.
Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, të cilët erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë.
Palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike,janë financuar nga Qeveria Britanike përmes Ambasadës Britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit.
Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punësdhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe. Certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.
Faleminderit Ambasadës Britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues./e.t