Ambasadori i BE: Shqipëria të linjëzohet me legjislacionin e Bashkimit Europian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato u takua sot me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha se Shqipëria duhet të linjëzohet me legjislacionin e BE-së për të përmbushur kriteret përmbyllëse për Kapitullin 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Ambasadori siguroi ministrin se BE-ja do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me autoritetet shqiptare për t’i mbështetur në zbatimin e këtyre përparësive.

Delegacioni i BE-së thekson ndër të tjera se mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Përballimi i këtyre sfidave do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. m.p.