Angelina Jolie ka dhënë një koment mbi gjendjen aktuale të lirisë së shprehjes në SHBA, vend të cilin aktorja e do shumë por që në këtë moment nuk e njeh më.
Gjatë një konference për media në Festivalin e Filmit në San Sebastian, gazetarja Maria Guerra iu drejtua Jolie duke theksuar se “SHBA po kalon nëpër një periudhë shqetësuese sa i përket lirisë së shprehjes”. Ajo më pas e pyeti fituesen e çmimit Oscar: “Si artiste dhe si amerikane, nga se keni frikë sot në raport me SHBA-në?”
Pyetja erdhi pas pezullimit të prezantuesit Jimmy Kimmel nga televizioni ABC, pas komenteve të tij lidhur me atentatin ndaj Charlie Kirk, çka solli kërcënime me sanksione nga kreu i Komisionit Federal të Komunikimeve, Brendan Carr.
Jolie, e cila në festival po promovon filmin e saj të ri Couture, u ndal për një moment para se të përgjigjej në atë që e quajti “një pyetje vërtet shumë të vështirë”. Ajo theksoi: “E dua vendin tim… por, në këtë moment, nuk e njoh”. m.p.