Erion Veliaj, asnjë shans ankese në Kushtetuese

Avokati Genc Gjokutaj njëherësh këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka hedhur poshtë zërat dhe pretendimet se ish-kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mund të legjitimohet që të çojë vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij në Kushtetuese, sepse nuk është kompentencë e kësaj gjykate.

“Gjykata Kushtetuese nuk legjitimohet në këtë rast për gjykimin e ankimit të Erion Veliajt perveç rastit te nenit 62, pika “a” te Ligjit “Për Qeverisjen Vendore! që bën fjale për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Ligjeve! Pra mbetet Gjykata Administrative kompetente për gjykimin e ketij konflikti! Por në këtë rast VKM-ja e shkarkimit nuk pezullohet automatikisht ashtu siç ndodh në Gjykatën Kushtetuese!

Pra duhet bërë kërkese e veçantë për pezullim! A do ta pezullojë dot Gjyqtari Administrativ Edi Ramën dhe VKM-në e tij!” , shkruan Gjokutaj në rrjetin e vet social.

I kontaktuar nga Newsbomb, avokati Gjokutaj ka bërë edhe sqarime të mëtejshme. Në Kushtetuese Erion Veliaj legjitimohet të shkojë nëpërmjet avokatëve vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, dhe ky nuk është rasti për të cilin ai është shkarkuar.

Kërkesa e Veliajt duhet të ndjekë kështu rrugën e gjykatës Administrative. Është kjo gjykatë që do të duhet të pezullojë vendimin e Këshillit të Ministrave. Por këtu vendimi do të hyjë në kalvarin e shqyrtimit në themel, në apel në Gjykatën e Lartë e mandej në Kushtetuese. E nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do të kërkojë të paktën dy vjet, çka në fakt është koha kur do të duhet të mbahen zgjedhjet lokale normale, pa kaluar në zgjedhje të pjesshme. A do të ndjekin avokatët e Veliajt këtë kalvar vendimesh gjyqësore? Kjo mbetet për tu parë. m.p.