Katër shtetas gjermanë, të moshave 23, 25, 27 dhe 28 vjeç, janë arrestuar nga Policia Kufitare në Shëngjin, pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se do të shitej në doza.
Policia njofton se të rinjtë, të identifikuar si L. H. (28), L. S. (25), S. H. (27) dhe M. R. (23), u konstatuan pranë një automjeti tip “Dacia”, ku u gjet sasia e kanabisit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni u realizua nga Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, si pjesë e punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.