Klodiana Lala zbërthen akuzat kundër Erion Isait

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë publike në emisionin “Të Paekspozuarit” akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, një ditë pasi ky i fundit u mor i pandehur zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Klodiana Lala theksoi se gjithçka lidhet me abuzimet në tendrat për Korçë-Ersekë. Sipas saj akuzat lidhen në favorizimin e kompanisë që ka fituar tenderin, si dhe për ndërtimin e ujësjellësit në Korçë.

Erion Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza së bashku me personat e tjerë të përfshirë.

Gjithashtu, gazetarja tregoi se, Isait i janë marrë celularët dhe janë zbuluar komunikime midis vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, ku diskutohej se si duhej plotësuar dokumentacioni i tenderave.

“Është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë, sepse kjo rrugë është shembur disa herë dhe ka patur probleme me rritjen e kostove.

Zoti Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin. Njëra ka të bëjë me rrugën Korçë-Ersekë në favor të kompanisë fituese dhe tjetra ka të bëjë me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e Korçës.

Zoti Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza bashkë me personat e tjerë. Pjesa tjetër për shpërdorimin e detytës, falsifikimin e dokumenteve dhe të korrupsionit, janë veçuar dhe hetimi për këtë pjesë është duke vijuar.

Aty ka edhe komunikime. Në momentin që zoti Isai është marrë në pyetje dhe janë marrë celularët e vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, zonja që është vartëse komunikon se si plotësohen dokumentet dhe kur janë analizuar me procedurat tenderuese, sipas prokurorëve ka shkelje.”- tha Lala. m.p.