Ndërsa disa kompani të mëdha kërkojnë gjithnjë e më shumë kthimin e punonjësve në zyrë, të tjera po i përgjigjen kërkesës për më shumë mundësi pune hibride. Edhe pse kompani të njohura si JPMorgan, TikTok dhe Ford kanë bërë bujë duke kërkuar rikthimin e punonjësve në zyrë, të dhënat e fundit tregojnë një realitet tjetër.
Sipas një sondazhi të Gallup-it, në maj 2025, 51% e “punonjësve të aftë për punë në distancë” punonin me model hibrid, vetëm një pikë përqindje më pak se në maj 2023. Punonjësit plotësisht në distancë mbetën gjithashtu të pandryshuar, duke zbritur vetëm nga 29% në 28%.
Kolektivisht jemi të lodhur nga të na thonë çfarë të bëjmë, thotë Fike.
Pse ngurojnë kompanitë?
Një arsye kryesore, sipas saj, është kostoja e hapësirave të zyrave.
Shumë pronarë të pasurive të paluajtshme duan të nxjerrin fitim, ndaj edhe shtyjnë për rikthim në zyrë, shpjegon ajo.
Sipas saj, çelësi është të pyesësh punonjësit se çfarë u duhet. Brezi Z, për shembull, shpesh kërkon praninë në zyrë për të mësuar nga kolegët, ndërsa të tjerë nuk duan të shkelin kurrë më në një ambient pune, dhe kjo nuk përbën problem.
Jo të gjithë janë produktivë nga ora 9 deri në 5, shpjegon Fike. Secili punon ndryshe, por ne përpiqemi t’i fusim të gjithë në të njëjtin model dhe pastaj habitemi pse nuk funksionon.
Vetë ajo e kuptoi se cilat ishin orët e saj më produktive vetëm pasi u largua nga korporatat. Nëse njerëzit do ta zbulonin këtë në të 20-at, jo dekada më vonë, thotë, produktiviteti do të ishte shumë më i lartë.
Një model që po fiton terren është ai i “orëve bazë”: punonjësit krijojnë orarin e tyre, por duhet të jenë të aksesueshëm gjatë një intervali të caktuar çdo ditë.
Inkurajoj bizneset të flasin me njerëzit, të eksperimentojnë me mënyra të ndryshme pune dhe të testojnë çfarë funksionon./kb