Vdekjet nga kanceri pritet të rriten me 75% deri në 2050

Sëmundjet tumorale po vazhdojnë të përparojnë në mënyrë të frikshme. Një studim i fundit i publikuar në revistën mjeksore Lancet ka nxjerr në pah se vdekjet nga kanceri do të rriten me 75% në 25 vitet e ardhshme.

Kjo rritje do të thotë se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050. Ndërkohë që rastet e reja do të rriten me mbi 60 % gjatë kësaj kohe, duke arritur në 30.5 milionë.

Studiuesit thonë se vendet me të ardhura të ulta pritet të goditen më fort, nga kjo katastrofë sic e quajnë ata ndaj edhe kërkojnë përmirësim të qasjes në diagnostikim më të shpejtë dhe më të saktë të kancerit, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës.

Ata kanë dalë në përfundimin se rritja e popullsisë dhe plakja saj pritet të jenë shkaktarët kryesorë të rritjes se shifrave për sëmundjet tumorale.

Aktualisht, më shumë se 40 % e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pa shëndetshme dhe sheqeri i lartë në gjak.

Meshkujt janë më të predispozuar të humbasin jetën nga kanceri si pasojë e këtyre faktorëve më hsumë se femrat.

Studiuesit, apeluan që të merren në konsideratë faktorët e rrezikut për të parandaluar potencialisht rastet me kanceri dhe shpëtuar jetë

Të dhënat e fundit flasin për 18.5 milionë raste të reja me kancer dhe 10.4 milionë vdekje gjatë një viti në mbarë botën. m.p.