Shqiptarët e New Yorkut kanë mbajtur një minutë heshtje për Charlie Kirk, aktivistin amerikan, i cili u vra më 10 shtator gjatë një tubimi.
Pas nderimit që i bënë Kirk, u këndua himni shqiptar, teksa salla u ngrit në këmbë për të nderuar simbolin kombëtar.
Në sallë ndodheshin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Charlie Kirk, aleat i Trumpit, u vra nga një plumb i vetëm më 10 shtator ndërsa fliste para një turme prej 3,000 personash, kryesisht studentë kolegji. 22-vjeçari Tyler Robinson akuzohet për vrasjen e e Kirk për të cilin prokurorët thanë se do kërkojnë dënimin me vdekje. m.p.