Analisti Roland Bejko ka folur lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai tha se prirja e vullnetit të elektoratit në zgjedhjet lokale, anon nga partia që është në pushtet dhe në këto kushte Partia Socialiste ka avantazh të lartë në raport me rivalët e saj. Sipas tij, Tirana e ka mbyllur historinë me Sali Berishën në vitin 2013 dhe qytetarët nuk i japin më votë atij.
“PD edhe në gjendjen siç është sot, ka emra dhe do t’i ketë. Edhe në kohë krize i ka. Zgjedhjet lokale, shkojnë andaj nga janë zgjedhjet politike. PD, vetë Berisha, heziton për të shpallur një kandidat, sepse është në dilema edhe ai duke thënë: ok, janë ato votat aty, por a bashkohen në zgjedhje me Berishën ato partitë tjera opozitare, të cilat në zgjedhjet e përgjithshme thanë se nuk bashkohen. Rama i fiton zgjedhjet në Tiranë, sepse sapo fitoi zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.
I pyetur se pse Rama kërkon që të mbahen sa më shpejt zgjedhje në Tiranë, Bejko deklaroi se:
“Nëse do lihet Tirana pa një kryetar, do t’i kthehet në kosto politike. Luan efektin kohë. Tabaku do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës, por ajo e nuhat se i digjet figura e saj politike. Tirana dhe tiranasit e kanë mbyllur historinë me Sali Berishën, nuk e votojnë më që prej vitit 2013”, u shpreh ai./E.T