Një aksident me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Poliçan-Berat.
Mësohet se E.B., humbi jetën në vendngjarje ndërsa dy pasagjerët A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, janë dërguar me urgjencë në spital.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Kujtojmë se pasditen e kësaj të premteje, edhe një fëmijë 10-vjeç humbi jetën si pasojë e aksidentit në aksin Memaliaj-Mallakastër.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.p.