Endri Vrushaj 34 vjeç humbi jetën ndërsa Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku) 37-vjeç mbetën të plagosur në aksidentin pranë fshatit Vodicë në Berat.
Mjeti tip “Porsche” me të cilin udhëtonin të rinjtë ka rënë nga ura në një përrua. Endri Vrushaj nuk i mbijetoi plagëve ndërsa të plagosurit mësohet se janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Newsbomb.
Forca të shumta policie, mes tyre edhe dy zëvendësdrejtorët e Policisë Berat, Shkëlqim Xhezairi dhe Fran Kaçorri ndodhen në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë. m.p.