Presidenti Bajram Begaj gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme, ka marrë pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ka qenë emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në takim ishte e pranishme dhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.
Në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç. m.p.