“Person i rrezikshëm!”/ Kërkesa e Berishës: “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen

Sali Berisha i ka kërkuar sot, 4 muaj pasi humbi zgjedhjet e 11 Majit, Edi Ramës të japë dorëheqjen, sipas tij, “si person i rrezikshëm dhe bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar”.

Berisha iu referua denoncimit të bërë nga ana e tij lidhur me një takim të vitit 2019 në Aruba të Karaibeve, të kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave me organizata narko-kriminale, të cila janë shpallur “terroriste” nga DASH.

“Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën, ka edhe mbështetës që kur më dëgjojnë që flas për narkoshtetin ose Arubën zemërohen me Sali Berishëm, por unë do të mbroj interesat e shqiptarëve”, theksoi kryedemokrati.

Më tej Berisha është shprehur se Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Nuk ka diskutim. Ne po bëjmë gjithçka t’i bëjmë publike. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar. Largimi i Edi Ramës, është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar.” – tha, mes të tjerash, ai./e.t