Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku vdiq tragjikisht vëllai i Gjestit. Lajmi për humbjen e të riut ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për këtë tragjedi që goditi familjen Kelmendi.
Moderatori i njohur, Ledion Liço, reagoi gjithashtu duke shprehur ngushëllimet e tij për Gjestin dhe familjen e tij, duke kujtuar se pak muaj më parë ata festonin momente të gëzuara së bashku.
“I trishtuar nga ky lajm i kobshëm, për një familje të bukur që vetëm pak muaj më parë festonte gëzime. Bëhuni të fortë, sepse këtë do të donte edhe engjëlli juaj”, shkroi Liço. m.p.