Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në Shqipëri, duke vlerësuar se opozita nuk ka kohezion, ndërsa Edi Rama po forcon pushtetin e tij.
Në një intervistë me gazetaren Dafina Hysa, Topi u pyet nëse do të pranonte të garonte në emër të opozitës për Bashkinë e Tiranës.
“Ajo që ka ndodhur me të tr nuk ka ndodhur as me një kryeqytet tjetër në botë. Une kam dashur të kandidoj për Bashkinë e Tiranës në vitin 2000, por kur më u kërkua në vitin 2003 kam thënë jo. Nuk kam asnjë lloj ambicie për të konkuruar dhe për t’i zënë vendin dikujt. Nuk më vjen keq për fatin e opozitës se e kanë të tjerët në dorë, më vjen keq se unë jetoj këtu. Ky vend më mirë të kishte qenë pa opozitë se sa një opozitë të tillë, e coroditur”, u shpreh ai.
Topi thekson situatën dramatike të politikës shqiptare dhe mungesën e një opozite të fortë që të sfidojë pushtetin aktual, duke e cilësuar si një nga periudhat më të vështira për demokracinë në vend.