Pogradec/ Forca të shumta policie në terren, operacion për sekuestrimin e pasurive

Forca të shumta policie janë angazhuar mëngjesin e sotëm në një operacion të gjerë në qytetin e Pogradecit, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Burime nga terreni bëjnë me dije se aksioni lidhet me sekuestrimin e disa aseteve të paluajtshme, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes veprimtarive të lidhura me krimin e organizuar.

Ndërhyrja policore po zhvillohet në disa zona të qytetit, ku prania e forcave të rendit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi identitetin e subjektit apo vlerën dhe natyrën e pasurive të sekuestruara./kb