Shkarkimi i Veliajt? Beqiri: Nëse e çon në Kushtetuese, s’ka zgjedhje në Tiranë!

Qeveria shkarkoi dje Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, një ditë pasi Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Por, për avokatin Idajet Beqiri, nëse Veliaj e çon çështjen për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, atëherë s’do të ketë zgjedhje për Tiranën.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Beqiri tha se Veliaj duhej që të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duhej që të dëgjohej.

‘Unë e kam thënë që ai duhet që të jepte vet dorëheqjen para se të fillonte kjo do ta shkarkojmë ose jo. Me dorëheqjen ai mund të thoshte unë s’jam më kryetar bashkie dhe provat s’kam si i prish dhe më jepni masë sigurimi më të butë. Dhe fakti që ai se bëri një gjë të tillë, Këshilli para se të bëjë propozimin për shkarkim duhet që ta dëgjonte atë dhe është i detyruar ta dëgjojë dhe këta nuk e thirrën fare. Duhet që ta zbatonin këtë procedurë. Edhe sot këshilli i ministrave e mori vendimin në mungesë dhe kjo është antikushtetuese. Nëse ai e çon në GJK, gjykata moszbatimin e procedurës së rregullt për ta shkarkuar e cilëson antikushtetuese. Dhe nëse Veliaj e çon në Kushtetuese, s’ka zgjedhje për Tiranë’, tha ai./kb