Si do të shkojë “Shqipëria bëhet” në zgjedhjet e Tiranës?/ Lapaj: Jemi në diskutime

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk ka vendosur ende  për kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në Tiranë. Në një përgjigje për “Fjala.al” drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj shprehet se:
“Jemi në diskutime me strukturat tona. Në çastin që do kemi një qëndrim zyrtar do të njoftojmë.”

Sipas deklaratës së Lapaj tende nuk është marrë vendim nëse do të ketë koordinim ose diskutime me partitë e tjera të opozitës për një kandidat të përbashkët kundër Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka shpallur prej kohësh kandidaten e saj për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, e cila edhe pse jo zyrtarisht e ka nisur fushatën nën drejtimin e numrit dy të Qeverisë, Belinda Balluku.

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë zhvillohen në një kontekst ku opozita ka humbur zgjedhjet parlamentare për katër mandate radhazi, duke e bërë situatën më të vështirë për ta./E.S