Vrasja e dyfishtë në Roskovec, Prokuroria Fier çon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 7 persona të përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Roskovec.

Tre prej tyre, A.K., Er.K. dhe Em.K., akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Sipas hetimeve, pas një konflikti të ndodhur mes Er.K. dhe djemve të njërës prej viktimave, ata janë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë automatike.

  • Er.K. kishte konflikt dhe qëlloi fillimisht me pistoletë.

  • Em.K. mori një armë automatike që ishte fshehur dhe ia dorëzoi A.K.

  • A.K. qëlloi për vdekje dy viktimat, G.K. dhe L.K., para lokalit të tyre.

Prokuroria ka marrë të pandehur edhe 4 persona të tjerë për mbështetje ndaj autorëve dhe për moskallëzim të krimit:

  • T.Z. për ndihmë ndaj autorëve;

  • Y.K. për mbajtje të paligjshme të armëve;

  • R.H. dhe E.H. për moskallëzim të ngjarjes.

Prokuroria e Fierit shprehet se do të vijojë të punojë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të rënda dhe për të sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në krime të tilla./kb