Adrola Dushi rrëfehet si asnjëherë më parë, ja ç’thotë ajo për mëmësinë

Adrola Dushi ka folur hapur për mëmësinë, sfidat dhe dëshirat në një intervistë televizive. Duke u ndalur pak te këto të fundit, modelja tha se e mendon një fëmijë tjetër. Ajo thotë se dikur Troi ia ka kërkuar, por sot gjërat kanë ndryshuar pak.

Dua shumë. Ma ka kërkuar shumë më herët [djali], por s’kisha përgjigje për të. Tani është rritur, ka dëgjuar këtë gjënë që mamat kanë ndërlikime kur lindin, ka frikë se mos më humbet mua dhe thotë ‘jo, nuk dua fare, dua të të kem ty’.

Adrola nuk e fshehu aspak edhe dëshirën që fëmija tjetër të jetë vajzë.

Unë ia përmend shpesh sepse dua një familje të madhe, por që… Tani dua një vajzë. Po vdes për një vajzë të them të drejtën. Do doja shumë.

Ajo shton se është e bindur që edhe Troi do të ndihej më mirë po të mos ishte vetëm.

E di që do ishte diçka që Troin do e lumturonte shumë. Ai është gjithmonë vetëm dhe e di që kur i vijnë fëmijë, ai rilind./kb